Luis Suarez do t’i bashkohet përfundimisht skuadrës së Inter Miami në MLS.
Gazetari italian, Fabrizio Romano e ka konsideruar punë të kryer kalimin e sulmuesit uruguaian tek Inter Miami, përcjell lajmi.net.
Luis Suarez do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me skuadrën e Inter Miamit, ka njoftuar gazetari italian.
“Luis Suarez në Inter Miami, gati për t’u vulosur- ja ku po shkojmë! Kontrata gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më parë – marrëveshje njëvjeçare për Suarezin. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion për sezonin e mëtejshëm. Messi dhe Suarez, sërish bashkë” – ka njoftuar Romano.
🚨🇺🇾 Luís Suárez to Inter Miami, all set to be sealed and announced — here we go!
Contract ready after verbal agreement reached one month ago — one-year deal for Suárez.
Deal will also include an option for further season.
Messi and Suárez, together again. 👚🔫 pic.twitter.com/Vf9ytZNlJP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 22, 2023
Suarez, 36-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Gremios në Brazil ku u transferua nga Nacional si transferim i lirë.
Luis Suarez ka një karrierë të bujshme edhe në Evropë, duke luajtur në klube të mëdha si Liverpool, Barcelona e Atletico Madrid./Lajmi.net/