Saturday, 25. April 2026
Sport

E madhe, Fisnik Asllani po vëzhgohet nga Barcelona

GS 16/10/2025 1 Min. Lesezeit

Paraqitjet fantastike të Fisnik Asllanit kanë marr vemendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

Ylli kosovar i cili pas një sezoni fantastik që pati me Elverberg në Bundesligën 2, sezonin e kaluar, po vazhdojn të shkëlqej edhe me skuadrën e Hoffenhaim në Bundesligën gjermane.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, Fisnik Asllani po monitorohet nga Barcelona.

23-vjeçari ka një klauzolë lirimi në verën e ardhshme, e për këtë është e informuar edhe skuadra e Barcelonës.

Ky do të ishte një hap i madh në karrierë për Fisnik Asllanin, i cili ditë më parë deklaroi se Barcelona është klubi i ëndrrave.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë FC Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje”, deklaroi ai Sport Bild.

Kujtojmë që Asllani ishte golashenues për Kosovën në fitoren fundit 1-0 ndaj Suedisë.

Teilen: