Monday, 22. June 2026
Futboll

E PABESUESHME! Leo Messi gabon nga pika e bardhë e penalltisë (video)

GS 22/06/2026 1 Min. Lesezeit

Argjentina e ka nisur vrullshëm ndaj Austrisë, në sfidën e dytë të grupit J. Në minutën e 4-të, Lautaro Martinez pengohet në zonë nga dy mbrojtësit e Austrisë.

Pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi arbitri pa vetë pamjet në ekran, drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.

Topin e merr i zakonshmi Leo Messi, i cili si rrallëherë gabon. Topi përfundon jashtë. Rezultati vazhdon 0-0. Në rast se do të shënonte, ky do të ishte goli i 17-të i Leo Messit në historinë e Kupës së Botës, duke tejkaluar Miroslav Klose me 16 gola.

SHIKOPENALLTINE

Teilen: