FIFA ka reaguar zyrtarisht për golin e anuluar të Kroacisë, që do të dërgoi sfidën me Portugalinë në rezultatin 2-2. Bëhet fjalë për një rast të paprecedent në Botëror ku hyri në punë teknologjia, pikërisht përmes topit.
“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball Technology’, e integruar në topin zyrtar të ndeshjeve adidas Trionda të Kupës së Botës FIFA, u vërtetua se pati kontakt me topin nga lojtari i Kroacisë, Igor Matanoviç(numri 20), gjatë ndërtimit të aksionit që çoi te goli kundër Portugalisë. Kjo i mundësoi arbitrit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe ta anulonte golin.
See also Alarmi i minutës së fundit/ I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj sekrete. Zbulohet emri!Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë në gjendje të zbulojnë edhe prekjen më të vogël të topit. Kjo u shfaq për shikuesit gjatë transmetimit përmes një grafike të quajtur ‘heartbeat’ (‘rrahja e zemrës’), duke u dhënë zyrtarëve të ndeshjes një nivel të paprecedentë të dhënash për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s pas ndeshjes së fituar nga Portugalia.
See also Hera e fundit ishte ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shkodran tund rrjetën edhe ndaj Mançester Junajtid në Kupën FA (Video)Sfida e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Spanjës. Ky takim vlen për fazën 1/8.
Goli i anuluar me VAR: (