Sulmuesi Mehdi Taremi pritej sot në Milano për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kështu të finalizonte kalimin e tij te Interi në verë , por gjithçka është anuluar.
Sipas mediave të huaja shkak është bërë momenti i vështirë që Porto po kalon në kampionat.
Skuadra e Taremit ndodhet në vendin e tretë, 7 pikë pas Sportingut dhe Benfikës, duke i ulur shanset për të luftuar për titullin.
Tifozët e Portos nuk janë të kënaqur dhe kanë sulmuar ekipin dhe lojtarët në rrjetet sociale. Dhe një nga më të akuzuarit është vetë Taremi, edhe për vendimin për të braktisur anijen në fund të sezonit.
Pra, gjithçka është shtyrë mes Interit dhe iranianit, edhe pse nuk ka dyshime se marrëveshja do të ndodhë.
PANORAMASPORT.AL