• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E papritur në Serinë A! Guardia Di Finanza sekuestron klubin e njohur nën akuzën e falimentit

20/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e papritur ka ndodhur sot në Itali, ku autoritetet e Guardia Di Finanza kanë vendosur sekuestrimin e plotë të aksioneve dhe aseteve të klubit të Veronës, që militon në Serinë A, pasi kanë në hetim presidentin Mauricio Seti i cili akuzohet për faliment me qëllim.

verona

Sektori i policisë ekonomiko-financiare, ka vendosur me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës të kryejë sekuestrimin preventiv, pasi është pjesë e hetimit rreth falimentimit të një kompanie e cila rezultonte kishte në pronësi të plotë aksionet e klubit.

Si klubi, ashtu edhe shoqëria në fjalë për të cilën bëhen hetimet janë në pronësi të Mauricio Setit, presidenti i skuadrës italiane dhe në teori, mendohet se ai ka bërë evazion fiskal duke kaluar kuotat nga një kompani në tjetrën teksa shpallte falimentimet e tyre për të shmangur taksa dhe anashkaluar edhe rregulloret financiare. Për momentin, të gjitha kuotat kontrolluese të klubit i janë besuar një biznesmeni italian, Stefano Reverberi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Laporta: Kemi biseduar me Cityn dhe Atleticon për Cancelo dhe Felixin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.