Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka besim se do të sigurojë marrëveshje të përhershme për transferimin e Joao Cancelo dhe Joao Felix pas bisedimeve me klubet e tyre përkatëse.
Barcelona nënshkroi dyshen portugeze në marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid dhe Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan lajmi.net.
Laporta tha se ai e di se çfarë duhet të bëjë për të mbajtur dyshen.
“Agjenti i tyre, Atlético dhe Man City tashmë na kanë thënë se çfarë do të nevojitet për t’i nënshkruar ata. Ne duam që të dy Joaos të jenë pjesë e përhershme e ekipit, jo në huazim. Le të shohim se si do të zhvillohet. Ndjej se të gjitha palët do të jenë të lumtura në fund.”
Gjigantët katalanas po planifikojnë të nënshkruajnë Cancelo verën e ardhshme pasi Manchester City nuk dëshiron një tjetër huazimi.
Derisa, për Felix-in, ata mund të negociojnë një tjetër huazim me Atletico-n me një opsion blerje. /Lajmi.net/