Më 20 mars, Gjykata e Lartë e Drejtësisë do të vendosë nëse Robinho do ta vuajë në burgjet e Brazilit dënimin me 9 vite burg për përdhunimin e një vajzë të re shqiptare në Milano, kur luante me fanellën e Milanit.
Ky vendim ka marrë formë të prerë në të gjitha hallkat e gjyqësorit italian, por ish-sulmuesi ndodhet në Brazil, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Italinë, për ta vuajtur dënimin aty ku kreu krimin e rëndë.
Mbetet të shihet nëse do të bëhet konvertimi i dënimit në atdhe për ish-futbollistin. Për këtë çështje ka mbajtur qëndrim edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
“Të gjithë ata që e kanë kryer krimin e përdhunimit duhet të arrestohen, të shkojnë në burg. Njerëzit duhet të mësojnë se marrëdhëniet seksuale nuk janë vetëm dëshirë e njërës palë.
Është turp që një njeri, që ka kryer këtë lloj krimi kolektivisht lëviz ende i lirë. Përdhunimi është një krim i pafalshëm, njerëzit duhet të gjykohen dhe dënohen për këtë. Robinho është dënuar tashmë në Itali, ndaj duhet ta vuajë dënimin këtu.
“Çmendet” De Laurentiis, i ndërpret Politanos intervistën “live”
Tani do të gjykohet në Brazil dhe shpresoj të paguajë çmimin e papërgjegjshmërisë së të qenit një i ri, që kishte më shumë mundësi se 99% e të rinjve brazilianë. Ai bëri shumë para, kishte gjithçka, por ajo që bëri me atë vajzë në Milano meriton ndëshkim shembullor”.
Ngjarja daton në vitin 2013, kur Robinho vishte fanellën e Milanit. Më 20 mars, Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) do të vendosë nëse vendimi do të jetë i zbatueshëm në Brazil apo jo.