Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, nuk e sheh veten në rolin e trajnerit në të ndonjë ekipi në Premier League.
56-vjeçari nuk ka ushtruar detyrën e trajnerit që kur u largua nga kombëtarja e “3 luanëve”, të cilën e çoi deri në finalen e Euro 2024, ku u mundën nga Spanja. Ai nuk ka drejtuar ndonjë klub që nga viti 2006, periudhë gjatë së cilës drejtoi Middlesbrough për tre vjet.
Emri i Southgatet është përfolur prej kohësh për disa pozicione në Premier League, përfshirë atë te Manchester United. “Nuk e imagjinoj një skenar ku mund ta bëj një gjë të tillë”, tha Southgate.
Më tej, ai shtoi: “Drejt fundit të kohës sime me Anglinë, nuk po e shijoja më punën. Të paktën për një periudhë, fitoret ishin ato që më mbanin gjallë”.
“Në fund, nuk i shijoja më as fitoret, përveçse për ndoshta dy minuta. Kështu që, pothuajse nuk kam parë fare futboll”, tha Southgate.
“Shkova në finalen e FA Cup për të parë ekipin tim, Crystal Palace, teksa fitonte trofeun e parë. Që atëherë, nuk kam shkelur më në asnjë stadium. Pra, dëshira ime për t’u përfshirë në futboll ka ndryshuar“, deklaroi trajneri.