Tuesday, 25. August 2026
Sport

E riktheu në fushë pas tre muajsh, trajneri i bardhekaltërve për Hysajn: Ia kisha borxh…

GS 06/12/2024 1 Min. Lesezeit

Lacio eleminoi dje Napolin nga Kupa e Italisë duke e mposhtur me rezultatin 3 me 1. Elseid Hysaj u grumbullua pas shumë ndeshjesh për sfidën në fjalë, për më tepër dhe u aktivizua nga minuta e parë.

hysaj baroni

Hysaj bëri mjaft mirë në kualifikimin e Lacios, për këtë foli dhe trajneri Marko Baroni pas ndeshjes.

“Sot ai tregoi se është një lojtar i mrekullueshëm dhe profesionist. Ai gjithmonë ka qenë i gatshëm, ia kisha borxh këtë ndeshje dhe jam i lumtur që luajti me kaq kualitet. Në zgjedhjet e bëra ai ka qenë jashtë listës, pork a qenë gjithmonë gati. Sot e mëritoi”, u shpreh trajneri i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: