Friday, 21. August 2026
Sport

E shohin si pasuesin e Nojerit, te Bajerni synojnë Pikfordin e Anglisë

GS 29/12/2024 1 Min. Lesezeit

Situata e portierëve në Bajern mbetet një temë “e nxehtë”.

pikford

Tani një portier me përvojë nga Premier Liga po kalon në fokusin e bavarezëve. Xhor- dan Pikford, portieri i kombëtares së Anglisë dhe figura kryesore në Everton, konsiderohet si një kandidat i mundshëm për të pasuar Manuel Nojer.

Pikford aktualisht është në formë të jashtëzakonshme dhe ka mbajtur kuadratin e paprekur pesë herë në gjashtë ndeshjet e fundit në ligën angleze.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: