Ditë zie në futbollin kroat, ish-mesfushori kroat, Nikola Pokrivaç, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, në një aksident që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Karlovacit në Kroaci.
Veç Pokrivaçit, edhe një tjetër person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15 në bypass-in e Turanjit dhe përfshiu katër automjete.
Nikola Pokrivaç ishte emër i njohur për tifozët kroatë të futbollit. Ai ka bërë 15 paraqitje me kombëtaren e Kroacisë, dhe ishte pjesë e skuadrës së udhëhequr nga Slaven Biliç në Euro 2008. Karrierën e tij e nisi te Varteks, ndërsa më pas luajti për klube të njohura si Dinamo Zagreb, Monaco, Salcburg dhe Rijeka.
Vitin e kaluar, ai kishte nënshkruar për klubin kroat NK Vojnić ’95 në kategorinë e kartë, ku edhe po e mbyllte karrierën e tij në futbollin aktiv.
Në total në karrierën e tij, i ndjeri Pokrivaç fitoi 9 trofe me klubet ku u aktivizua.
PANORAMASPORT.AL