Saturday, 16. May 2026
Sport

E TRISHTË/ 15 ndeshje me kombëtaren e Kroacisë, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-mesfushori i Dinamos së Zagrebit

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ditë zie në futbollin kroat, ish-mesfushori kroat, Nikola Pokrivaç, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, në një aksident që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Karlovacit në Kroaci. 

3370a789715872284d68

Veç Pokrivaçit, edhe një tjetër person ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15 në bypass-in e Turanjit dhe përfshiu katër automjete. 

pokrivac_poginuo_18042025

Nikola Pokrivaç ishte emër i njohur për tifozët kroatë të futbollit. Ai ka bërë 15 paraqitje me kombëtaren e Kroacisë, dhe ishte pjesë e skuadrës së udhëhequr nga Slaven Biliç në Euro 2008. Karrierën e tij e nisi te Varteks, ndërsa më pas luajti për klube të njohura si Dinamo Zagreb, Monaco, Salcburg dhe Rijeka.

68b61a7baf694c3b0d7a 

Vitin e kaluar, ai kishte nënshkruar për klubin kroat NK Vojnić ’95 në kategorinë e kartë, ku edhe po e mbyllte karrierën e tij në futbollin aktiv. 

Në total në karrierën e tij, i ndjeri Pokrivaç fitoi 9 trofe me klubet ku u aktivizua.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: