Wednesday, 9. September 2026
Sport

Eberl shuan zërat për transferimin e Olise: Ai dhe Kone më kontaktuan nga SHBA-të për të më dërguar një… zemër në WhatsApp!

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë të dhënë për “Sport Bild”, Drejtori Sportiv i FC Bayern-it ka zbuluar se kurrë nuk ka biseduar me Michael Olise për transferimin e mundshëm të mëngjërashit edhe pse gjatë verës shumë medie konstatuan të kundërtën.

Max Eberl pohoi se lojtari kurrë nuk e kishte kontaktuar për t’i kërkuan që të largohej madje zbuloi edhe një mesazh që kishin shkëbyer. “Michael më dërgoi një mesazh kur ishte në SHBA. Ai më nisi një fotografi së bashku me Manu Kone me një zemër. Në fillim hezitova që ta hapja”, tha Eberl duke qeshur. Siç dihet drejtuesi i FC Bayern ka punuar më parë edhe në Gladbah ku transferoi vite më parë mesfushorin e Francës tek Borussia.

 Mes të tjerash ai tha se i kishte ofruar Olise numrin 11-të, por mëngjërashi e kishte siguruar se kërkonte që të mbante numrin që zgjodhi kur mbërriti në Mynih, 17-ën. A.V.

Teilen: