Saturday, 23. May 2026
Sport

Ebola rrezikon pjesëmarrjen e Republikës Demokratike të Kongos në Botëror, delegacioni afrikan do të izolohet për 21 ditë në Belgjikë

GS 23/05/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesëmarrja e Republikës Demokratike të Kongos në Botërorin 2026 është në rrezik për shkak të një degëzimi të ri të virusit të Ebolës që ka ndezur disa vatra në vendin afrikan.

Shefi i Task Force-s të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për Botërorin 2026, Andrew Giuliani, ka thënë mbrëmjen e kaluar se ka informuar FIFA-n se delegacioni i Republikës Demokratike të Kongos duhet që të qëndrojë i izoluar për 21 ditë në Belgjikë përpara se të udhëtojë drejt kontinetit tjetër.

“Kemi qenë të qartë me Kongon se duhet që të izolojnë delegacionin e tyre për 21 ditë përpara se të udhëtojnë drejt Houston më 11 qershor”, tha Giuliani.

Teilen: