Albion Rrahmani ka nisur stërvitjet me Kombëtaren e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Së fundmi, ai ka shkëlqyer me ekipin e tij të ri, Rapid Bucuresti.
Madje, klubi rumun ia ka lënë nofkën që e kishte edhe në Kosovë.
“Lewa në stërvitje”, shkroi Rapidi për sulmuesin kosovar.