Tuesday, 24. March 2026
Sport

Edi Rama për ekipin e xhudos: Ju nderoni Kosovën botërisht

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar për ekipin e xhudos që korri suksese të reja në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Laura Fazliu e fitoi të bronztën.

Edi Rama u shpreh se është krenar që është miku i tyre dhe që ato i shërbejnë edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Teilen: