Thursday, 2. July 2026
Sport

Edison Ndreca rikthehet në Superiore, Egnatia përforcon krahun e majtë

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Aventura e Edison Ndrecës në Kazakistan ka zgjatur vetëm gjashtë muaj pasi sot ai u zyrtarizua nga klubi i Egnatias. Mbrojtësi i krahut të majtë është larguar nga Yelimay vetëm pas 6 muajsh, për t’u rikthyer në Rrogozhinë.

“Welcome back Rrushi! Në shtëpi, aty ku gjithçka vazhdon. Mirë se erdhe përsëri te Egnatia, Edison Ndreca”, ka shkruar klubi kampion i Superiores në rrjetet sociale.

Teilen: