European Football Clubs (EFC) ka njoftuar me krenari se ka arritur në kuotën e 850 klubeve anëtare. Sipas njoftimit të kësaj organizate, anëtarësimi së fundi i Real Racing Club (Spanjë), KS Kastrioti nga Shqipëria, FC Groningen (Holandë), FC Kolkheti Khobi (Gjeorgji) dhe Hull City AFC (Angli), përfaqëson një tjetër gur kilometrik në misionin e EFC për të pasur klubet dhe interest e tyre në qendër të botës së futbollit.
“Shifra e arritur tashmë tregon edhe aftësinë e EFC për të bashkuar klubet e çdo dimensioni dhe profile nga 55 vende të ndryshme. EFC, i njohur nga UEFA dhe FIFA si i vetmi organizëm që përfaqëson klubet e futbollit në Europa, garanton se interesat e gjithë pjesëtarëve të saj përfaqësohen plotësisht në diskutime dhe vendime që kanë të bëjnë me të ardhmen e futbollit ndërkombëtar”, – shkruhet në njoftim.
Presidenti i EFC, Nasser Al-Khelaifi, ka deklaruar: “Të arrijmë në 850 anëtarë është diçka fantastike për EFC dhe tregon misionin tonë të vazhdueshëm për të përfaqësuar dhe për t’u krijuar avantazhe e shërbime domethënëse klubeve të çdo tipi dhe dimensioni në gjithë Europën”.