Tuesday, 19. May 2026
Sport

Efekti “Xhon van Ship”, Ajaksi ringjallet dhe me merr “ashensorin” në ngjitje

GS 05/11/2023 2 Min. Lesezeit

Situata te gjigandët e futbollit holandez deri para dy javësh ishte e paprecedentë, pasi askush nuk ishte mësuar që ta shikonte Ajaksin e Amsterdamit në fund të renditjes. Por efekti “Xhon van Ship” po duket menjëherë pasi Ajaksi ka nisur ngjitjen për lart në renditje. Dora e trajneri të ri van Ship ka nisur të bëjë kthesën te skuadra e Ajaksit, pasi në dy takime  kanë marrë pikët e plota.

AJAKS

Ajax fitoi sot me rezultatin 4-1 ndaj Herenven,  takimin i vlefshëm për javën e 11-të në Eredivisie. Ndeshja u zhbllokua për vendasit në minutën e 25-të nga Berguijn, ndërsa  në minutën e 42-të Brobej shënoi golin e dytë për Ajaksin. Herenveni  reagon direkt dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shëon me  Brouvers. Nga fundi i pjesës së dytë Ajkasi shënon edhe dy gola të tjerë me  Akpom,  në minutat  84 dhe 90+2.

Kështu efekti i van Ship u ndje menjëherë tek Ajaks, që pas javës së 11-të ngjitet në vend të dhjetë.  Dy javë më parë ishin të fundit me 5 pikë. Gjithsesi, mbeten 22 pikë larg PSV-së kryesuese.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: