Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia do ta kërkojë fitoren e parë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.
Skuadra nga Rrogozhina, sot prej orës 18:45 përballet me kundërshtarin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i takon xhiros së katërt të fazës së ligës të kësaj gare.
Egnatia vlerësohet favorite në këtë përballje që është e para në garat e UEFA-s, ku një ekip nga Shqipëria përballet me kundërshtar nga Gjibraltari.
Në tri ndeshje të luajtura deri më tani, Egnatia ka tubuar dy pikë pasi ka regjistruar dy barazime dhe një humbje, ndërsa Lincoln Red Imps ka një fitore karshi dy humbjeve dhe renditet më lart në tabelë sesa ekipi shqiptar.
Gjithashtu, duhet kujtuar se Egnatia është skuadra e vetme shqiptare që këtë edicion paraqitet në fazën e ligës prej njërës nga tri garat e UEFA-s.