Sulmuesi Cristian Shpendi ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Cesenas në afatin kalimtar të janarit.
Mediumet në Itali, kanë raportuar të mërkurën se skuadra nga Serie A dhe Championshipi i Anglisë, po synojnë transferimin e Shpendit në janar.
Sulmuesi 23-vjeçar ka treguar formë fantastike këtë sezon në Serie B, ku është golashënuesi më i mirë me 5 gola të realizuar në 4 ndeshje të luajtura.
Në Serie A, po përmendet emri i Fiorentinas kurse skuadrat nga Angli nuk janë zbuluar, ndonëse thuhet se ka disa skuadra që po insistojnë për Shpendin.
Shpendi është pjesë e ekipit të parë të Cesenas prej vitit 2021 dhe ka kontratë valide deri në verën e vitit 2028.
Ai ka edhe tri ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa kartoni i tij po vlerësohet të paktën 5 milionë euro.