• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekipi B i Sitit ka shitur 54 lojtarë dhe ka fituar 500 milionë paund, akademia e anglezëve si minierë ari

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Huazimi i Jan Koutos nga Mançester Siti te Borusia e Dortmundit tani është bërë një transferim i përhershëm.

GUC7VNzWkAABfow

Lojtari ka aktivizuar tashmë klauzolën e detyrimit të blerjes në marrëveshje, e cila bazohej në performancat e tij. Dortmundi do t’i paguajë kampionëve të Anglisë një tarifë deri në 25 milionë paund (30 milionë euro). Kouto iu bashkua gjigantëve të Dortmundit në formë huazimi në gusht dhe ka bërë shtatë paraqitje që atëherë, duke përfshirë dy në Ligën e Kampioneve dhe gjithsej është aktivizuar 331 minuta.

Kjo do të thotë se arkëtimet e klubit nga shitjet e produkteve të akademisë së tyre dhe lojtarët e “Elite Development” që nga ardhja e Pep Guardiolës në “Etihad” në vitin 2016, kanë arritur shifrën e 500 milionë paundëve. Prej uljes së katalanasit në stolin e “Qytetarëve”, Mançester Siti ka shitur në total 54 futbollistë, nga kartonët e të cilëve ka përfituar shifrën e 511.8 milionë paundëve. Shitja më e shtrenjtë e tyre deri tani është ajo e Kol Palmerit, me sulmuesin e akademisë që u transferua te Çelsi për 42.5 milionë paund verën e shkuar.

Transferimi i Jan Koutos te Dortmundi për 25.8 milonë paund, e ngjit atë në vendin e dytë të klasifikimit, ndërsa transferimi i Keleçi Iheanaços te Lestëri për 25 milionë paund, është shitja e tretë më e shtrenjtë e Mançester Sitit nga akademia e tyre prej vitit 2016. Ajo pasohet nga Romeo Lavia te Sauthemptoni, Brahim Diazi te Reali i Madridit, Angelinjo te Lajpcigu dhe Xhejdën Sanço te Borusia e Dortmundit.9ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prapaskenat, Klopp kishte një marrëveshje me Red Bull që në vitin 2022

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.