Monday, 31. August 2026
Sport

Ekskluzive: Alen Sherri, titullar kundër Milanit

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Momenti i shumëpritur erdhi. Portieri shqiptar i Kaljarit, Alan Sherri pritet që të bëjë debutimin e tij sezonal në Serinë A kundër MIlanit.

Sipas burimeve të RTSH Sport, trajneri Nicola i ka besuar një fanellë titullari gardianit shqiptar, duke lënë në stol Scuffet.

Pas debutimit si titullar në Kupën e Italisë, Sherri bëhet gati për të luajtur minutat e tij të para në kampionatin italian.

Kujtojmë që Alan Sherri u transferua nga Egnatia te Cagliari këtë verë, por akoma nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionatin italian këtë sezon.

Teilen: