Futbollisti shqiptar, Bashkim Ajdini është bërë me skuadër të re, pasi i skadoi kontrata në ekipin e SV Sandhausen në qershor të këtij viti.
Lajmi.net ekskluzivisht mëson se lojtari 30-vjeçar ka firmosur kontratë me ish-ekipin e tij të dikurshëm, Vfl Osnabruck.
Mbrojtësi 30-vjeçar është rikthyer te ish-ekipi i tij ku luajti gjatë sezonit 2016-2021.
Gjatë sezonit që lam pas, Ajdini zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi dy gola. Te skuadra e Vfl Osnabruck lojtari shqiptar pritet ta bartë numrin e fanellës 7-të.
Ajdini ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës vetëm një herë dhe kjo kishte ndodhur gjatë vitit 2021. Kurse Lajmi.net mëson se lojtari është duke pritur ftesën e ekipit “Dardan”, por ende nuk i kanë kontaktuar.
Kujtojmë që skuadra e Osnabruck është rikthyer në Bundesliga ll, pasi e mbylli në pozitën e tretë me 70 pikë./Lajmi.net/