Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani është rikthyer në futbollin norvegjez, duke nënshkruar për Valerengan, si lojtar i lirë.
Pas largimit të tij nga Melbourne City, 33-vjeçari ka vendosur të kthehet në futbollin elit të Norvegjisë, dhe skuadrën e tretë në këtë kampionat, pas aventurave me ekipet Odd dhe Rosenborg.
Rashani në vitin e kaluar kishte qenë pjesë e Elches në ligën e dytë spanjolle dhe së fundit kishte bërë 18 paraqitje me Melbourn Cityn në Australi, gjatë sezonit të kaluar, duke i shënuar 2 gola dhe 1 asistim.
Ai ka thënë se po nënshkruan me një klub të madh dhe me traditë në futbollin e Norvegjisë, duke synuar të përmbush ambiciet e klubit për këtë sezon. Aktualisht Valerenga është e 11-ta në tabelë, me 22 pikë, pas 19 ndeshjeve.