• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elbasani-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Objektivi ynë kualifikimi në turin tjetër

04/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Elbasanit në Kupën e Shqipërisë, takim që do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku thotë se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje, por thekson se ndaj Elbasanit shkodranët gjithmonë kanë zhvilluar lojëra të mira. Kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës mbetet objektivi i Vllaznisë.

“Kemi treguar se me Elbasanin mund të bëjmë ndeshje të mirë. Tani është kompeticion tjetër dhe ka rregulla tjera, prandaj duhet të jemi sa më të fokusuar për ndeshjet e Kupës. Nuk shoh avantazh për sfidën e parë se në të dyja ndeshjet fiton ekipi më i mirë.

Nuk dua të di çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes, të shkojmë atje dhe të marrim rezultat të mirë. E di që do të investojmë në maksimum. Nesër fillon kapitull ku objektivi është të kalojmë në raundin tjetër.

E dimë që Elbasani është ekip i mirë dhe duam të përballemi në mënyrë sa më profesionale, por nuk ka lidhje me çfarë ekipi. Nëse do të luash në nivel të lartë, duhet të jesh gjithmonë konstant dhe të bësh një futboll të mirë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.

Next Post

Shabani largohet nga Gorica, transferohet te Laçi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.