Napoli i Amir Rrahmanit nuk ia doli dot të surprizonte Barcelonën, teksa u eliminua mbrëmjen e sotme nga Champions-i pas disfatës 3-1.
Ky eliminim i napolitanëve, ka “gëzuar” bardhezinjtë e Juventusit. Skuadra e Alegrit tashmë është kualifikuar zyrtarisht për në Botërorin e Klubeve.
Napolit i duhej që të kalonte turin ndaj Barcelonës si dhe të fitonte një ndeshje në turin tjetër, për të parakaluar Juventusin në renditjen e klubeve italiane pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve.
Kësisoj pas Interit, Juventusi është skuadra e dytë italiane që ka biletën e sigurt për në Botëroin e Klubeve. Një lajm ky që gëzon tifozët bardhezinj.
PANORAMASPORT.AL