Wednesday, 30. September 2026
Sport

Lezhë/ Dyshohet se ushtroi dhunë duke çuar në vetëvrasje ish-gruan, vetëdorëzohet në polici 25-vjeçari

GS 30/09/2026 1 Min. Lesezeit

Më shumë se gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pas dhunës së dyshuar nga bashkëshorti, është vetëdorëzuar në Policinë e Lezhës 25-vjeçari Eraldo Fizi.

Fizi ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes.

Ai ishte ish-bashkëshorti i 25-vjeçares Xhuana Nikollaj nga Shëngjini, e cila humbi jetën pasi konsumoi fostoksinë. Çifti ishte martuar në vitin 2025, por martesa zgjati rreth tre muaj, përpara se ata të ndaheshin.

Sipas hetimeve, dyshohet se Fizi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se kjo situatë mund të ketë ndikuar në vendimin e 25-vjeçares për t’i dhënë fund jetës.

Pas vetëdorëzimit, Fizi pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar përgjegjësitë dhe dinamikën e plotë të rastit.

/rtsh.al/

Teilen: