Tuesday, 30. June 2026
Sport

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Holanda është njëra prej favoriteve që është eliminuar nga Botërori pas Gjermanisë.

Të martën në mëngjes, Holanda është eliminuar në 1/16 e finales nga Maroku, që ka prekur 1/8 e finales.

Në fakt, Maroku eliminoi Holandën pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa fitues.

1:1 përfundoi ndeshja, ndërsa Maroku triumfoi 3:2 me penallti për të vazhduar tutje.

Cody Gakpo (72′) shënoi për avantazhin e Holandës, por në kohën shtesë Maroku barazoi 1:1 me anë të Issa Diop (91′) për të shkuar në vazhdime.

Në dy vazhdimet nga 15-të minuta, rezultati nuk ndrysho8 dhe Maroku fitoi me penallti.

Në 1/8 e finales, Maroku do të përballet me Kanadanë.

Teilen: