Tuesday, 15. September 2026
Sport

Eliot Bujupin do të përfaqësojë “Dardanët” në fanellën e Kombëtares së Kosovës

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova e afron Eliot Bujupin nga Bundesliga U17.

Në një kohë kur Kosova po numëron humbje të shumë futbollistëve që po shkojnë te Shqipëria apo edhe shtete tjera, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka arritur ta afrojë një futbollist mjaft shpresëdhënës për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Eliot Bujupin, i cili ka pranuar që të përfaqësojë “Dardanët”, shkruan Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje 16-vjeçarit.

Ademi gjithashtu ia dorëzojë Bujupit fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Teilen: