Monday, 14. September 2026
Sport

Emery beson tek eksperienca e tij, Sergio Ramos pranë firmës me Aston Villën

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Aston Villa, e cila po përballet me disa dëmtime në repartin e mbrojtjes, ka ndërmarrë hapa për të afruar mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, i cili aktualisht është lojtar i lirë. Raportohet se trajneri Unai Emery është takuar personalisht me bashkatdhetarin e tij.

Klubi anglez synon të përforcojë mbrojtjen me një yll të klasit botëror përpara një kalendari të ngjeshur ndeshjesh. Megjithatë, duke qenë se Sergio Ramos nuk është përfshirë në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve, ai nuk do të kishte të drejtë të luante nëse transferimi do të realizohej.

Sipas medias spanjolle “Fichajes”, trajneri i Aston Villa-s, Unai Emery, ka ndërhyrë personalisht për të bindur mbrojtësin veteran 40-vjeçar. Emery, i cili është takuar me bashkatdhetarin e tij spanjoll, synon të plotësojë mungesën e mbrojtësve të qendrës në skuadër duke shfrytëzuar lidershipin dhe përvojën e Ramosit.

Teilen: