Saturday, 16. May 2026
Sport

Emir Sahiti shënon dy gola në barazimin e Hamburgut

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Emir Sahiti ka shënuar dy gola për Hamburgun, që të shtunën mbrëma luajti baras si mysafir i Schalke 04.

Në ndeshjen që u mbyll pa fitues, 2:2, sulmuesi nga Kosova, realizoi dy golat e Hamburgut, në fund të pjesës së parë.

Sahiti shënoi golin e parë në minutën 41 për 1:1 dhe vetëm dy minuta më pas shënoj edhe golin e dytë për epërsinë e Hamburgut, 1:2.

Skuadra e tij në minutat e fundit të ndeshjes pësoj golin e barazimit. Sahiti luajti deri në minutën e 81-të.

26-vjeçari Sahiti, ka realizuar 3 gola në 18 ndeshje për Hamburgun në këtë edicion.

Skuadra e tij HSV, renditet e para në tabelë me 53 pikë dhe në rrugë të mirë për t’u kthyer në Bundesliga 1.

Teilen: