Derbi i shqiptarëve në Seria A i ka shkuar kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili ka dalë superiore ndaj Berishës dhe Ismajlit në fushë dhe Shpendit në pankinë.
Atalanta ka dominuar në transfertë takimin me Empolin, takim të cilin bergamaskët e fituan në shifrat 3-0. Gjimshiti është titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe formën e mirë e tregoi edhe në këtë sfidë të javës së 10-të në Seria A. Te Empoli kolonia e shqiptarëve është më e madhe, por vetëm portieri Etrit Berisha e nisi si titullar, nuk pati çfarë t’u bënte “predhave” të bergamaskëve.
Lajm i mirë për trajnerin e Silvinjo është rikthimi në fushë i mbrojtësit Ardjan Ismaili, i cili e ka lënë pas dëmtimin që e privojë nga ndeshjet e tetorit me kuqezinjtë. Ismajli hyri në fushë në minutën e 63-të, kur rezultati ishte në shifrat 3-0 për Atalantën. Në këtë takim nuk u preferua aktivizimi i Stiven Shpendit tek Empoli.
EMPOLI 0-3 ATALANTA
5′ , 51′ Skamaka, 29′ Kupmeiners
GOLI I DYTË I SKAMKËS (VIDEO)
GOLI I KUPMEINERS (VIDEO)
PRITJA E DYTË E BERISHËS (VIDEO)
PRITJA E PARË E BERISHËS (VIDEO)
GOLI I ANULUAR I SKAMAKA (VIDEO)
GOLI I SKAMAKA (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL