I ftuar në programin ‘Alta Definiçao’ në SIC (kanal portugez), Joao Cancelo ka rrëfyer mes lotësh dramën më të madhe të jetës së tij, që ndodhi kur ishte vetëm 18 vjeç.
Në janar të vitit 2013, Cancelo udhëtonte me makinë bashkë me nënën dhe vëllain e tij të vogël. Ata u përfshinë në një aksident fatal, ku humbi jetën nëna e tyre. Dy vëllezërit pësuan dëmtime, por shpëtuan gjallë.
“Ishte një moment që më ndryshoi jetën përgjithmonë. Mbaj mend disa gjëra. Mbaj mend britmën e fundit të nënës sime. Mbaj mend vëllain tim duke qarë, ende vetëm një fëmijë, tetë vjeç.
U përpoqa ta ngrija makinën për ta nxjerrë nënën time nga poshtë, por nuk munda, thjesht nuk munda. Ishte shumë errësirë, ishim midis shkurreve, në autostradë (A2), në buzë të greminës. U përpoqa ta ngrija me gjithë forcën time, por nuk munda; ngritja e një makine është krejtësisht e pamundur”, tregon Cancelo mes lotësh.
Nga kjo ngjarje, ai mendoi të hiqte dorë edhe nga futbolli. Por gjeti forcën dhe kurajon për ta vazhduar dhe për të bërë krenare nën e tij.