Sunday, 26. July 2026
Sport

Erblin Osmani firmos sot kontratën e parë si profesionist me FC Bayern

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Erblin Osmani firmos sot kontratën e parë si profesionist në karrierë. 17-vjeçari ka bindur drejtuesit e FC Bayern, të cilët nuk kanë rrezikuar për të humbur me parametra zero shërbimet e lojtarit duke i ofruar një akord të ri afatgjatë.

Trajneri i ekipit bavarez shikon me shumë prioritet talentet e akademisë së FC Bayern dhe në sezonin e kaluar i dhuroi hapin e madh lojtarit me origjinë nga Kosova. Ai debutoi me ekipin e parë në fitoren 4-0 që mori FC Bayern përballë Union Berlin-it më 21 mars të këtij viti në Allianz Arena. A.V.

Teilen: