Monday, 7. September 2026
Futboll

“Është më shumë sesa thjesht një obsesion”, Lautaro Martinez paralajmëron Real Madridin dhe klubet e tjera në Champions League

GS 07/09/2026 2 Min. Lesezeit

Inter nis nesër rrugëtimin në këtë sezon të ri në Champions League në transfertën delikate ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. Kapiteni i zikaltërve ka paralajmëruar Real Madridin, por edhe klubet e tjera të mëdha pretendente për trofeun, se Inter nuk e ka thjesht ëndërr këtë trofe, por këtë sezon e ka objektiv të mirëfilltë.

“Ne të gjithë kemi ëndrra, por kjo është më shumë sesa një obsesion. Duhet të qëndrojmë të qetë, e dimë se ka shumë ekipe të forta atje. Është padyshim një objektiv për ne. Që kur erdha këtu për herë të parë, kam përsëritur se duhet të punojmë shumë për të fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur për Interin”, tha Lautaro.

I pyetur për komentet e fundit të Jose Mourinho mbi Interin, Martinez tha: “Është një pyetje e vështirë sepse nuk isha te Interi në atë kohë. Ai padyshim meriton shumë respekt për atë që arriti me Interin, por ne jemi të përqendruar në të tashmen dhe duam të bëjmë më të mirën në Champions League, duke nisur që nesër ndaj Real Madridit”.

Teilen: