Tuesday, 1. September 2026
Futboll

“Është një nivel tjetër”, Anthony Gordon pretendon se yjet e PL do të kishin vështirësi me kërkesat e La Ligës

GS 01/09/2026 1 Min. Lesezeit

Anthony Gordon i ka bërë për vetë të gjithë te Barcelona. Anglezi numëron3 asiste në 3 ndeshjet e para në La Liga. në përfundim të fitores 5-2 ndaj Vallecano, në një intervistë për SPORT, Gordon shpjegoi se si natyra kaotike e futbollit anglez bie ndesh ashpër me rigorozitetin teknik të La Ligës.

“Nuk do ta mohoj që Premier League është tepër intensive. Ritmi është i pamëshirshëm, ka beteja fizike kudo dhe shumë kontakt. Kjo është arsyeja pse shumë lojtarë anglezë besojnë se është liga më e mirë në botë. Ata janë mësuar me atë lloj kaosi”, tha fillimisht Gordon.

“Më pëlqeu të luaja në Premier League dhe kjo gjë luajti një rol të madh në zhvillimin tim. Por futbolli spanjoll kërkon një nivel të ndryshëm të inteligjencës taktike dhe teknike. Në Angli, ndonjëherë intensiteti mund të mbulojë gabimet. Mund ta kontrollosh keq topin dhe prapë të rikuperohesh duke fituar betejën tjetër fizike.

Këtu, një prekje e parë e keqe ose mungesa e përqendrimit në pozicionimin tënd mund të të ndëshkojë menjëherë”, shtoi Gordon.

Teilen: