• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ Tifozët në stadium “me duar në xhepa”, publikohet lista e sendeve dhe produkteve të ndaluara në tribuna

27/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të kesh biletë për një ndeshje të Euro 2024, por kjo nuk do të thotë se mund të marrësh me vete gjithçka që dëshiron në tribunë. Kjo është diçka e zakonshme, por të gjithë fansat, mes tyre edhe ata shqiptarë që do të ndjekin sfidat e Kampionatit Europian në stadiumet gjermanë duhet të jenë të kujdesshëm për të respektuar masat e sigurisë të vendosura nga organizatorët.

UEFA ka paraljmëruar të gjithë tifozët, duke publikuar edhe listën e sendeve dhe produkteve që nuk do të lejohen në stadium. Përveç atyre që ndalohen në të gjithë botën, si sende të forta, prerëse, apo pirotektike, lista e autoriteteve të sigurisë gjermane është zgjeruar akoma më shumë.

Kështu, nuk do llejohet, asnjë lloj cigare, qofshin edhe ato elektrike apo me avull. Po ashtu, tifozët nuk mund të marrin me vete në tribunë asnjë lloj ushqimi, përfshirë edhe frutat. Nëse janë të uritur, mund të gjejnë në stadium ushqime tradicionale në pikat e shitjes së autorizuara. I njëjti diskutim edhe për pijet, alkoolike ose jo.

UEFA paralajmëron se ata që shkelin rregullat do të përjashtohen edhe nëse kanë bileta për ndeshjet e tjera.Në këtë mënyrë, të gjithë tifozët duhet të jenë të përgatitur mbi rregullat e vendosura nga organizatorët gjermanë, teksa pritet që Euro 2024 të ketë një rekord tifozësh, ndërsa kërkesa të mëdha për bileta ka patur edhe nga “Kuqezinjtë” tanë pas kualifikimt të Kombëtares për herë të dytë në finalet e një Kampionati Evropian. /i.m /abcnews.al

Next Post

Jo vetëm garë për titullin kampion, Arsenal e Liverpool “kokë më kokë” për “shkatërruesin” spanjoll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.