Sunday, 21. June 2026
Sport

Euro U-21 2027/ FSHF vijon investimet infrastrukturore, fushat e “Shtëpisë së Futbollit” i nënshtrohen rehabilitimit

GS 21/06/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit po vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në mbarë vendin, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri.

Një prej ndërhyrjeve të rëndësishme po realizohet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku dy fushat me bar natyral i janë nënshtruar një procesi të plotë rehabilitimi. Pas heqjes së tapetit ekzistues, në ditët në vijim do të nisë mbjellja e barit të ri.

Ky është një investim i planifikuar nga FSHF, që synon rritjen e cilësisë së terreneve stërvitore dhe krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe aktivitetet e futbollit në vend.

Punimet po ecin sipas afateve të parashikuara dhe fushat pritet të jenë gati për përdorim në mesin e muajit shtator.

Teilen: