Friday, 15. May 2026
Sport

“EURO2032” do të mbahet në Turqi dhe Itali

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Këtë të martë në Nyon, UEFA kishte caktuar një takim të rëndësishëm me shpalljen e organizatorëve për edicionet e Euros 2028 dhe 2032. Kështu organi evropian caktoi dyshen Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën për organizimin e edicionit 2028, ndërsa Turqia dhe Italia do të ndajë edicionin e vitit 2032.

Tashmë kanë rrjedhur disa informacione për organizimin e Euro 2028.

Ndeshjet do të zhvillohen në Belfast, Birmingham, Cardiff, Dublin, Glasgow, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe në dy stadiume në Londër.

Teilen: