Vetëm një javë nga starti i fazës play-off i EuroLeague, Real-i i Madridit ende nuk ka mësuar nëse serinë me Hapoel Tel Aviv do ta luajë me tifozë ose jo në “Movistar Arena”.
Në këtë sezon qeveria spanjolle ka konsideruar si ndeshje me rrezik të lartë duelet ku ekipet izraelite kanë vizituar ato spanjolle. Si Hapoel dhe Maccabi në ndeshjet e luajtura kundër formacioneve spanjolle nuk kanë ndjerë faktorin fushë pasi sallat e sportit kanë qenë të boshatisura. Përjashtim ka bërë vetëm Valencia Basket, e cila në “Roig Arena”, vendosi që të pranonte vetëm të abonuarit (gati 8000 mijë persona) për duelin me Maccabi-n.
Real-i mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë dhe ka fituar avantazhin e fushës në serinë që do të ketë me ekipin izraelit. Por në dy takimet e para në Spanjë mendohet se tifozët nuk do të jenë të pranishëm (qeveria spanjolle nxjerrë sot vendimin).
Sipas medieve spanjolle edhe nëse qeveria vendos që të mbyllë sallën e sportit për tifozët, fjala e fundit i takon Real-it. Klubi në fjalë nëse vendos ta luajë ndeshjen me tifozë atëherë askush nuk e ndalon, por do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që ndodh. Siç dihet në Spanjë aktivistët kundër luftës në Lindjes së Mesme janë mjaft të organizuar dhe qeveria spanjolle për të evituar incidente mes tyre dhe ekipeve izraelite ka vendosur që të mbyllë sallat për publikun.