Wednesday, 22. April 2026
Sport

Euroliga në RTSH: Panathinaikos kualifikohet në Play Off

GS 21/04/2026 2 Min. Lesezeit

Panathinaikos ka fituar perballe Monacos ne “Telekom Center” të Athinës 87-79 , duke siguruar kështu një vend në play off si vendi i 7-të në renditje dhe do të ketë përballë Valencian e vendit të dytë. Ndërkohë që Monaco pas kësaj humbje në fazën play in do të ketë edhe një shans të premten për të zënë vendin e 8-të dhe të fundit që të kualifikon në play off.

Ndeshja nisi me 2 minutat e para të vështira për vendasit teksa Monaco udhëhoqi 0-6. Më tej Panathinaikos u shfaq më agresive në mbrojtje dhe nisi të rikuperojë falë Shorts dhe Osman. E gjithë perioda e parë ishte e ekuilibruar me disa ndryshime udhëheqjesh por në periodën e dytë nis të shkëputet Panathinaikos deri në 17 pikë diferencë.

Në periodën e tretë Monaco u duk më kërkuese dhe arriti ta ulë diferencën deri në 7 pikë falë një Mike James fantastik që e mbylli në total ndeshjen me 25 pikë. Në periodën e katërt Panathiniakos përpiqet të ulë ritmin për ta kontrolluar ndryshe nga sa kërkonte Monaco që të luhej shpejt.

Por kjo nuk e ndihmoi dhe Monaco afrohet sërish. Në fund dalin Skene Shorts, Sluka, Faried por dhe një trepikësh i Kendrick Nunn arrin ta çojë sërish avantazhin në dy shifra ku Monaco nuk kishte më mndësi për ta kthyer.

E gjitha përfundon me fitoren e të gjelbërve që arrijnë minimalisht të kualifikon në play off në një sezon të vështirë dhe më shumë presion nga tifozët teksa Final Four këtë vit zhvillohet në Athinë.

Teilen: