Thursday, 23. April 2026
Sport

Evertonit i reduktohet dënimi

GS 26/02/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadrës së Evertonit i është ulur dënimi nga dhjetë në gjashtë pikë për shkelje të rregullave financiare të Premier Leagues.

Ky vendim është marrë të hënën pas apelit të bërë nga skuadra e Evertonit, ka njoftuar BBC të hënën.

Evertonit, në nëntor të vitit të shkuar iu morën dhjetë pikë për shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërinë në periudhën trivjeçare, deri në edicionin 2021/22.

Ky edhe ishte dënimi më i rëndë në historinë e Premier Leagues. Me redukrimin e dënimit, Evertoni është ngjitur në pozitën e 15-të në tabelë.

 

 

Teilen: