Xhuditstet e Kosovës e nisin sot garën në Kampionatin Evropian për seniorë që po mbahet në Tbilisi, ku vendi ynë përfaqësohet me gjashtë garues dhe synon vazhdimin e traditës së medaljeve. Ky kampionat zhvillohet nga 16 deri më 19 prill dhe mbledh rreth 400 xhudistë nga 46 shtete evropiane.
Në ditën e parë të garave, në tatami do të zbresin tri xhudistet kosovare: Erza Muminoviq në kategorinë -48 kg, si dhe Distria Krasniqi dhe Fatjona Kasapi në kategorinë -52 kg. Këto kategori janë në programin e ditës së parë të Evropianit, duke e vendosur menjëherë Kosovën në fokus të garës.
Distria Krasniqi hyn në këtë kampionat si njëra prej emrave më të fortë të ekipit kosovar dhe me përvojë të madhe në arenën evropiane, ndërsa Muminoviq dhe Kasapi synojnë të bëjnë hapin e madh drejt medaljeve të para në këtë nivel. Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit kosovar do të garojë në ditët në vijim, me synimin që Kosova të vazhdojë serinë e gjatë të medaljeve në Kampionatet Evropian./kp
Teilen: