“Forca e Interit është në mesfushë”. Fabio Kapelo është i sigurt për këtë, siç ka treguar në intervistën e lëshuar për “La Gazzetta dello Sport”. “Askush në Itali nuk ka një pikë referimi si Çalhanoglu. Dhe shumë pak ekipe në botë kanë mesfushorë kaq të mirë për të sulmuaur hapësirat dhe për të mbështetur sulmuesit.
E për më tepër mesfushorë që dinë të garantojnë ekuilibrin e ekipit dhe të vendosen në atë mënyrë para mbrojtjes”, u shpreh Fabio Kapelo që ka vazhduar komentin: “Forca e madhe e Interit është mesfusha, ku ka kombinimin e duhur të cilësisë, ndalimit, vizionit të lojës, depërtimeve. Çalha është një dirigjent i madh, Barela dhe Mikhitarian kanë inteligjencë taktike dhe cilësi.
Dhe si alternativë e parë është një Fratezi që më pëlqen shumë dhe që lë gjurmë sa herë që luan. Të gjithë dinë të shënojnë gola apo të japin asiste, të gjithë dinë të ndihmojnë ekipin në të dyja fazat. Në një nivel dinamik dhe cilësor, Interi është ndërtuar shumë mirë në mes dhe më pas të luajturit me pesë mesfushorë ndihmon. Falë anësorëve ka gjithmonë një person më shumë, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse”.
REALI DHE SITI –
Por me gjithë vlerësimin e tij, për nënkampionët e Europës, Kapelo mendon se ende nuk janë në nivelin e Mançester Sitit apo Real Madridit. “Nëse po flasim për skuadrën në tërësi, Siti është ende një shkallë më lart dhe po u mungon një gjeni si De Bryjne , por kanë një të pazëvendësueshëm si Rodri. Pastaj në Europë është Reali me të jashtëzakonshmit Valverde dhe Kros, por Ançeloti ka edhe Kamavingën e Tçuamenin.
Dhe mund të lërë jashtë Mododriçin, pa harruar një si Bellingam në skuadër. Për këtë në një klasifikim europian, mund të them që Interi ëhstë një shkallë më poshtë se Reali dhe Siti, por mund të themi pa frikë që mesfusha e Inzagit vlen po aq sa e të dyja klubeve”.
PANORAMASPORT.AL