Manchester United është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të dimrit.
Shumë futbollistë kanë përfunduar në listën e dëshirave të United dhe njëri nga ta është edhe Kalvin Phillips që luan për rivalin lokal Manchester City.
Erik Ten Hag synon ta përforcojë repartin e mesfushës dhe e sheh Phillipsin si futbollistin ideal për skemat që ai përdor.
Mesfushori anglez është i destinuar të largohet nga “Etihad Stadium” në janar, pasi Pep Guardiola i ka bërë të qartë se nuk e ka në plane për pjesën e mbetur të sezonit.
28-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë sezon ku ka në total 216 minuta dhe United po kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi për transferimin e tij.
Megjithatë City nuk do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës pa u paguar një shumë prej rreth 45 milionë euro dhe kampioni në fuqi synon që lojtarin ta shes në një kampionat tjetër.
Gjithsesi United do të tentojë transferimin e tij në janar, edhe pse në garë janë edhe Bayern Munich, Liverpool, Newcastle United dhe Juventus.