Wednesday, 13. May 2026
Sport

Fantastike- Loriana Kuka kalon rrethin e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

GS 01/08/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka shënuar fitore në raundin e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Kuka fitoi me IPPON ndaj kundërshtares së saj, Metka Lobnik.

Xhudistja nga Kosova kalon në rrethin tjetër të kategorisë -78 kilogram.

Pas medaljes së argjendtë të Distrias, luftës së mirë të Akilit, eliminimit të Norës e medaljes së bronztë të Laurës, radha erdhi te Loriana që është e fundit nga Xhudo që prezanton Kosovën në Paris.

Në mesin e 16 më të mirëve, Loriana Kuka, do të përballet me numrin 10 të botës, Yelyzaveta Lytvynenko, garuese nga Ukraina.

Teilen: