• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fazliji kthehet në stërvitje te St. Galleni

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji është kthyer në stërvitje te skuadra e St. Gallenit.

Skuadra zvicerane të martën ka njoftuar për rikthimin e Fazlijit, i cili është rikuperuar nga lëndimi dhe po stërvitet.

24-vjeçari në muajin nëntor të vitit të shkuar kishte këputur ligamentet e gjurit dhe nuk ka luajtur për St. Gallenin që nga ajo kohë.

Thuhet se Fazliji po stërvitet individualisht dhe gjërat po shkojnë shumë mirë, ndërsa së shpejti do ta nis punën edhe me top.

Fazliji këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në 14 paraqitje për St. Gallenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Ai u rikthye te St. Galleni verën e shkuar nga St. Pauli i Gjermanisë.

Fazliji, gjithashtu ka edhe 20 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës për të cilën debutoi në nëntor të vitit 2020.

Next Post

Çfarë thotë Arteta?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.