Tuesday, 12. May 2026
Sport

Fazliu vazhdon me fitore në Botëror

GS 16/06/2025 1 Min. Lesezeit

Laura Fazliu ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Në luftën e dytë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti italianen Carlotta Avanzato.

Lufta ishte e fortë, por Laura e kishte iniciativën. Në minutën e fundit realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon.

Laura është prej favoriteve dhe me secilën luftë që e zhvillon po e gjen ritmin për të shkuar drejt podiumit.

Teilen: